Si janë raportet mes Aleksit dhe Frrokut? E zbulon vetë Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj e ka treguar disa herë që marrëdhënia mes saj dhe ish-bashkëshortit, Aleks, është tejet miqësore. Kjo, jo vetëm falë vogëlushes Viktoria, por edhe nga vendimet që janë marrë nga ish-çifti.

Një nga pyetjet drejtuar nga ndjekësit në Instagram lidhej pikërisht me raportin e Vikit dhe të atit: sa shpesh takohen babë e bijë gjatë një jave? “Sa herë të dojë dhe sa herë ta kërkojë Viki”, është shprehur Rudina, duke vërtetuar edhe një herë se raportet mes dy palëve janë shumë të mira.

Rud-2

Po Marku me Aleksin, si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? “Shumë të mira”, shpjegon Dembacaj, “Është Viki në mes”.

Rud-3

A e ka Rudina një dasëm të dytë në plan? “Po një valle do e marr, kur të bëhem mbarë”, është përgjigjur Dembacaj me humor, duke lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të shohim një ceremoni martese mes saj dhe Frrokut. /News31.al