Si introvertët mund të kenë ndikim në punë

Vendi i punës, mund të ndihet si një ‘fushë e minuar’ komunikimi – veçanërisht nëse jeni introvert.

Por, ka një lajm të mirë: mund të biesh në sy, pa marrë pjesë në çdo ngjarje shoqërore, thotë pedagogu dhe eksperti i komunikimit i Universitetit Stanford, Matt Abrahams.

Çelësi është, të krijoni marrëdhënie qëllimisht, me njerëzit rreth jush – “audiencën” tuaj, siç i quan Abrahams. Në zyrë, për shembull, audienca juaj mund të jenë bashkëmoshatarët, drejtuesit apo edhe klientët tuaj.

“Gabimi më i madh, që bëjnë njerëzit, në komunikim, është se ata nuk përqendrohen në nevojat e audiencës”, thotë Abrahams.

“Vëmendja, është malli më i çmuar, që kemi sot në botë. Duhet të flasësh me njerëzit, t’i dëgjosh, t’i vëzhgosh. Duhet të mësosh, se çfarë është e rëndësishme për ta, më pas t’ua përshtatësh mesazhin tënd. Nëse nuk po e përshtas mesazhin tim për audiencën, ju nuk do t’i kushtoni vëmendje.”

Ka tre mënyra kryesore, për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme për audiencën tuaj, vëren ai: vëzhgimi,kërkimi dhe reflektimi.

Vëzhgimi

Mendoni në mënyrë kritike, për mënyrën se si kolegët tuaj ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Pastaj, pasqyroni stilet e tyre të komunikimit, si në përmbajtje ashtu edhe në shpërndarje, rekomandon Abrahams.

Nëse bisedat e dikujt përqendrohen rreth punës, qasuni atyre me një gjuhë të qartë dhe zyrtare.

Nëse ata shpesh bisedojnë për libra, shfaqje televizive ose kafshë shtëpiake, drejtoni me një interes të përbashkët.

Kërkimi

Ju mund të mësoni për ndikimin, edhe jashtë vendit të punës, thotë Abrahams. Vini re, se si një prezantues ju mban të interesuar rreth asaj që po thotë. Mendoni, përse ju intereson TED Talk juaj i preferuar.

Mund të dalloni disa modele. Përdorimi i “gjuhës gjithëpërfshirëse”, si fjalët “ne” dhe veta e parë e personit tjetër, ndihmon audiencën tuaj të qëndrojë e përqendruar.

Kur jeni duke bërë rekomandime, koha e tashme “Më pëlqen ky libër” ose “ai restorant ka ushqim të shijshëm”, është më bindës se koha e shkuar.

Reflektimi

Abrahams thotë, se rekomandimet e tij, nuk duhet të shkojnë në një rend të caktuar – por mund t’ju vijë në ndihmë, të reflektoni mbi ndërveprimet tuaja dhe sa efektive janë ato, sa më shpesh që të jetë e mundur.

“Reflektimi, mund t’ju ndihmojë të përqendroheni dhe t’i jepni përparësi, asaj se ku duhet të filloni,” thotë ai. “Në fund, duhet edhe të mendoni: “Çfarë ishte më e dobishme?”

Reflektimi mund t’ju ndihmojë, të mësoni nga gabimet: Nëse audienca nuk iu përgjigj mirë mënyrës suaj, merrni pak kohë për të kuptuar, pse dhe provoni përsëri.

“Ekstrovertët, priren të flasin para se të mendojnë. Introvertët janë e kundërta,” thotë ai. “Introvertët priren të kenë inteligjencë emocionale më të lartë, në atë që vëzhgojnë dhe janë të prirur për të reflektuar.”

/ Shqip.al

monitor.al