Si introvertët mund të kenë ndikim në punë
Vendi i punës, mund të ndihet si një fushë e minuar komunikimi – veçanërisht nëse jeni introvert.
Por, ka një lajm të mirë: mund të biesh në sy pa marrë pjesë në çdo ngjarje shoqërore, thotë pedagogu dhe eksperti i komunikimit i Universitetit Stanford, Matt Abrahams.
Çelësi është të angazhoni qëllimisht njerëz ‘të veçantë’ rreth jush – “audiencën” tuaj, siç i quan Abrahams.
Në zyrë, për shembull, audienca juaj mund të jenë bashkëmoshatarët, drejtuesit apo edhe klientët.
“Gabimi më i madh, që bëjnë njerëzit në komunikimin, është se ata nuk përqendrohen në nevojat e audiencës”, thotë Abrahams. “Vëmendja është malli më i çmuar, që kemi sot në botë.”
Ka tre mënyra kryesore, në dispozicionin tuaj, për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme për audiencën: vëzhgimi, kwrkimi dhe reflektimi.
Duhet të njihni audiencën tuaj. Ju duhet të flisni me ta, t’i dëgjoni, t’i vëzhgoni…
Duhet të mësoni se çfarë është e rëndësishme për njerëzit, pastaj t’ua përshtatni mesazhin tuaj atyre.
Vëzhgimi
Mendoni në mënyrë kritike, për mënyrën se si kolegët tuaj ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
Pastaj, pasqyroni stilet e tyre të komunikimit, si në përmbajtje ashtu edhe në shpërndarje, rekomandon Abrahams.
Nëse bisedat e dikujt përqendrohen rreth punës, qasuni atyre me një gjuhë të qartë, koncize dhe zyrtare.
Nëse ata shpesh bisedojnë për libra, shfaqje televizive ose kafshë shtëpiake, flisni për një interes të përbashkët.
Kërkimi
Përdorimi i “gjuhës gjithëpërfshirëse”, si fjalët “ne” dhe përdorimi i emrit të personit tjetër, ndihmon audiencën tuaj të qëndrojë e përqendruar. Kur jeni duke bërë rekomandime, përdorni kohën e tashme.
“Më pëlqen ky libër” ose “ai restorant ka ushqim të shijshëm”, është më bindës se koha e shkuar.
Madje, mund të kërkoni frymëzim chatbot-in tuaj të preferuar të inteligjencës artificiale.
Provoni një pyetje si: “Do të jem në një takim për këtë temë… Cilat janë disa pyetje, që mund t’i bëj audiencës sime, për t’i mbajtur ata të angazhuar?”, sugjeron Abrahams.
Reflektimi
Abrahams thotë, se rekomandimet e tij, nuk duhet të shkojnë në një rend të caktuar – por është e dobishme të reflektoni mbi ndërveprimet tuaja dhe sa efektive janë ato, sa më shpesh që të jetë e mundur.
“Reflektimi mund t’ju ndihmojë të përqendroheni dhe t’i jepni përparësi vendit ku duhet të filloni,” thotë ai. “Në fund, duhet të mendoni: “Çfarë ishte më e dobishme?”
Reflektimi mund t’ju ndihmojë të mësoni nga gabimet: Nëse audienca juaj nuk iu përgjigj mirë qasjes suaj, merrni pak kohë për të kuptuar pse dhe provoni përsëri.
Shumica e introvertëve, nuk kanë nevojë për nxitje në këtë drejtim, vëren Abrahams.
“Ekstrovertët priren të flasin para se të mendojnë. Introvertët janë e kundërta,” thotë ai. “Introvertët priren të reflektojnë më shumë.” / Shqip.al
monitor.al