Si ia ka dalë Gigi Hadid të kujdeset për vajzën dy javët e para?

Vetëm disa ditë më parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me të voglën e tyre.

Dy javë pas këtij momenti special, burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Enews’ se Gigi është një nënë e shkëlqyer.

“Gigi është lodhur shumë, por është një mama e mrekullueshme. Dy javët e para kanë qeenë të vështira për të, por ajo ndihet mirë”, ka treguar një burim për ‘Enews’.

Kujtojmë se Hadid e mbajti të fshehtë shtatzëninë për disa muaj dhe lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë i surprizoi të gjithë./revistawho.com