Si ia doli të dobësohej? Olti Curri zbulon disa nga ‘sekretet’ e tij mbi shëndetin

Opinionisti i njohur, Olti Curri, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”. Ndër të tjera, Olti ka folur edhe për peshën e tij. Kohët e fundit është vënë re se ai është dobësuar, por nuk ka hezituar të rrëfejë ‘sekretet’ e tij mbi shëndetin. Përveç kujdesit të treguar, Olti ka zbuluar edhe një ndërhyrje që ka kryer në stomak.

“Isha 150 kilogramë, derisa vendosa që të shpëtoja veten. E pyeta mjekun nëse kishte rrezik, ndërkohë ai m’u përgjigj se e rrezikshme ishte pesha ime”. Po ashtu ai tregoi se i është dashur shumë punë dhe ushtrime derisa arriti të dobësohej. Ndërsa përsa i përket ushqimeve, Olti u shpreh se është shumë i kujdesshmëm, pasi disa prej tyre nuk i lejohen.