Si ia bën Olta Gixhari të veshë këpucët tani? Aktorja zbulon me një foto zgjidhjen perfekte
Aktorja e njohur, Olta Gixhari bëri publik disa javë më parë lajmin se ajo dhe partneri i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Muajt kanë kaluar shpejt për bukuroshen bionde e cila ka ndarë edhe disa poza me barkun e rrumbullakosur duke treguar se e ka përjetuar shumë mirë këtë mrekulli brenda trupit të saj.
Së fundmi Olta ka ndarë në ‘Instastory’ një foto ku shihet se partneri e ka ndihmuar të veshë atletet pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet.
“Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në llogarinë e saj.
Deri më tani aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës, megjithatë përgatitjet e para dhe blerjet për të kanë filluar.
revistawho.com