“Si i ngjitesh burrit të martuar?” Luar merr “kritika” për bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun

Këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar kengetarja Luar. Kjo e fundit sapo ka publikuar këngën e saj më të re ne bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Ajo gjatë bisedës në studio tregoi prapaskenat e klipit, i cili ishte xhiruar në lokacione historike.

Ndër të tjera tregoi se gjate xhirimeve te klipit ishte në lartësi të kalave, por nuk e kishte problem fare, përkundrazi u ngjit në to “si një majmun”.

“Të them të drejtën ka pasur edhe shumë erë, fustanet ishin shumë të gjata dhe nja dy tre herë e pashë veten pak keq, por që nuk e kam fare frikë lartësinë. Kanë marrë 3 ditë xhirime. Vetëm që unë të ngjitesha vetë “si majmun” lart tek kalaja donte goxha kohë”.

Teksa qëndruan tek kënga e re Ermali i lexon disa komente të bëra nga fansat për të, ndër to shkëputi krahasimet që I kanë bërë me Arjana Fejzullahu, Elvana Gjata dhe Kaltrina Selimi, por edhe për komentin “ s’mun me kuptu kto femra qysh lejojnë veten me iu ngjit ashtu një burrë i martuar”. Koment që solli të qeshura në studio e që Luari theksoi se Arjanës nuk i afrohet njeri, jo vetëm ajo por askush tjetër. Për krahasimin që i kanë bërë ajo tha se është gëzuar teksa e kishte lexuar, të njëjtën gjë tha edhe për krahasimin me dy këngëtaret.

“Po këto janë gjëra cute. Unë madje i përgëzoj njerëzit që kanë kaq shumë ide”.