Si i erdhi ftesa nga Jay Santos dhe detaje të tjera nga kënga e re, Luana Vjollca i tregon të gjitha
Luana Vjollca është gati për një tjetër projekt. Këtë herë, Luana do të vijë me një bashkëpunim muzikor me këngëtarin latin Jay Santos dhe deri më tani, kemi mësuar jo pak për atë çka pritet të publikohet shumë shpejtë.
Nëpërmjet rubrikës ‘Ask me a question’ në Instagram, Luana u është përgjigjur fansave për detaje nga projekti.
•Luana do të këndojë në gjuhën spanjolle për herë të parë.
•Teksti është një miksim mes spanjishtes dhe shqipes, pasi kënga është krijuar dhe realizuar në Spanjë. “Unë jam e ftuar në këtë këngë, nuk e kam në dorë për ta bërë të gjithën shqip”, ka sqaruar Luana.
•Pas këmbnguljes së fansave që Luana të ‘detyrojë’ Santos-in të këndojë shqip, kjo e fundit sqaron se është kënga e tij, madje e ka bindur me vështirësi që dhe ajo vetë të këndojë në gjuhën tonë.
•Si e priti ftesën për bashkëpunim? Luana tregon se në fillim është surprizuar, por kënga ishte ‘dashuri me dëgjim të parë’.
•Diss apo dedikim? Këtë Luana nuk e ka zbuluar, duke u përgjigjur: “Mbetet për t’u parë”.
Në klip, Luanën do ta shohim veshur nga ‘Philipp Plein’, ndërsa nuk do të mungojnë pjesët koreografike. Fundi i korrikut – fillimi i gushtit, do t’i gjejë fansat duke dëgjuar këngën e shumëpritur. Në versionin latin, si asnjëherë më parë, Luana do të vijë krejt ndryshe këtë verë. Tani, mbetet vetëm të presim!
News31.al