Si funksionon një bandë kriminale shqiptarësh në Itali? Shikoni klipin e ri të Qotës

Këngëtari nga Shkodra që njihet si Qota, ka realizuar një klip të ri që titullohet “Kriminal”, ku ai luan rolin e kapos në grupin e djemve me 11 vetë.
“Brez e mbaj nji hekër, se dojn me lan mu vdekur, përmas i kam 10 vetë unë, me shqipet vij e t’hekun”, është një nga strofat e këngës, ku reperi kryeson grupin e djemve të fortë, me muskuj e tatuazhe, të cilët mbajnë armë në duar.
Klipi është xhiruar në Firenze, në qytetin e Italisë ku Qota jeton prej vitesh, dhe ku ka realizuar pjesën më të madhe të klipeve të tij.
Për të parë më shumë se si funksionon një bandë kriminale shqiptarësh në Itali, “Story.al” ju sjell klipin e ri të Qotës.