Si është të jetosh në Indi? Zbulojeni me anë të këtyre fotove të mrekullueshme
Anastasiya Dubrovina ka 11 vite që merret me fotografi. Karriera e saj filloi me projekte të vogla komerciale dhe xhirime dasmash në qytete të vogla të Bjellorusisë.
Sot, ajo jeton në Moskë, dokumenton jetën dhe artin bashkëkohor, si dhe krijon projekte kushtuar artit të Rusisë, shkruan “Bright Side”.
Ajo i realizon këto foto gjatë kohës që udhëton nëpër botë. Fotografitë e mëposhtme tregojnë një nga punimet e shumta të saj.
“Asnjë udhëtim i imi nuk mund të bëhet pa fotografi, ndoshta sepse dua të eksplorojm ruaj dhe sjell përsëri në vëmendjen e njerëzve sa më shumë vende të panjohura që mundem,”– tha ajo.
Kamera e parë me të cilën Anastasiya punoi ishte një Canon d400. Me ndihmën e këtij aparati, ajo fotografoi mallrat ë ndryshme të klientëve të saj të parë: ëmbëlsira, buqeta me lule dhe shumë të tjera. Tani, ajo ka një apparat fotografik Fuji pa pasqyra. Sipas saj, ky apparat është perfekt për udhëtarët.
Udhëtimi në Indi, ku ajo realizoi edhe këto foto, zgjati rreth dy javë. Filloi në jug, në Kerala dhe vazhdoi në very në qytete si Delhi, Agra, Jaipur, Jodhpur, Varanasi, Saranth dhe Khajuraho.