Si është momentalisht tregu muzikor sipas Adion Pukës?!

I ftuar në emisonin “Lancio” në Top Albania Radio nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Adion Puka ose siç njihet ndryshe me emrin muzikor ADI, një reper dhe producent prej vitesh në tregun muzikor shqiptar, i lindur në Gjakovë dhe së fundmi vjen me një bashkëpunim me artistin Nonejm.

Së fundmi, publiku ka patur një afrimitet të madh me këngën e tyre, titulluar “NBA” që gjithashtu është edhe pjesë e “The Top List”. Në lidhje me këtë, ai është shprehur:

Në këtë këngë, unë kam folur në lidhje me tema që flasin të gjithë shqiptarët. Por lekët dhe shikueshmërinë i ka marrë të gjitha Big Brother.

Për bashkëpunimet ai ka folur:

Po, më pëlqejnë bashkëpunimet. E kam bërë një edhe para një viti. Kam edhe këngë të reja me shokë të tjerë. Kam qejf që me çdo person të bëj këngë.

Ai është një artist që është përqëndruar më shumë në krijimin e këngëve të reja dhe të dashura për publikun, sesa arritjen e një suksesi të menjëhershëm. Për gjërat që e kanë penguar, Adi është shprehur:

Të hedhësh shumë para në treg është fakti numër një. Nuk kam qejf që t’i marr gjërat me shpejt. Gjërat që vijnë shpejt, ikin shpejt. Kam shumë këngë që mendoj mund të bëhen të suksesshme, por jam duke pritur momentin dhe të bëhem pak më i rritur që të jem pak më i pjekur kur të vijë fama.

Gjithashtu, artisti ka vënë në dukje edhe një ndryshim midis tregut shqiptar dhe tij kosovar, ku sipas tij ky i fundit nuk është edhe aq suportues ndaj artistëve të rinj:

Ju në Shqipëri të shtyni sa më shumë që të ecni përpara. Kam edhe shumë fansa andej, ndërkohë që këto këtu nuk kanë shumë qejf të të shohin lart. Kanë më shumë zili. Në Shqipëri kam qenë gjithmonë dhe vijnë shumë shpesh të më takojnë. Njerëzit e Shqipërisë të japin shpresë.