Si është dashuria në kohën e Instagramit e marketingut? Jua tregon Sarah dhe DJ PM

Sarah Berisha dhe Dj PM u njohën në Big Brother VIP dhe aty nisën një histori dashurie që duket se po shkon shumë mirë. Nga e dimë ne këtë? Nga vetë bloggerja dhe partneri i saj, që herë pas here publikojnë ndonjë copëz nga përditshmëria e tyre bashkë ose shprehen në intervista. Fotot e mirëfillta janë shumë të rralla, por kjo është mënyra se si ata kanë zgjedhur ta marketojnë lidhjen e tyre.

Sarah poston foto me dhuratat që ai i bën ose i bëjnë njëri-tjetrin, momente së bashku, në darka me miq ose vetëm, e shumë gjëra të tjera, por i mban kuriozë njerëzit duke e fokusuar pjesën më të madhe të vëmendjes tek emisioni i saj dhe puna si influencer në Instagram.

Mesa duket dashuria dhe marketingu shkojnë mirë bashkë dhe këtë e tregon lidhja e çiftit që nisi nën vëzhgimin e kamerave dhe po vazhdon në privatësi.