“Si është bashkëjetesa mes një shkodraneje dhe një kolonjari?” Përgjigjet Zerina Kuke!
Zerina Kuke u vendos këtë të premte para pyetjeve të fëmijëve të talentuar të kastit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Një nga temat që u diskutua ishte pikërisht edhe marrëdhënia e saj me regjisorin e mirënjohur Pali Kuke.
E pyetur se si është jetesa mes një kolonjari dhe një shkodraneje, referuar origjinës së tyre, Zerina u shpreh:
“Unë kam lindur në Tiranë dhe në marrëdhënien me një person s’ka lidhje fare me vendin. Është çështje kimie, çështje pasioni e mbi të gjitha çështje parimesh që ke për dikë.
Ti kur je në familje, nuk të interesojnë këto gjëra; vetëm kur grindesh pak i thua pastaj ‘O kolonjar’”./tvklan.al