Si e prezantoi Fjoralba “Portokallinë”? Le të dëgjojmë Salsanon, që i ka vendosur një notë

Salsano këtë sezon të “Portokallisë” nuk kishte në krah as Xhemin e as Enedën, por një prezantuese të re që iu përshtat menjëherë formatit, Fjoralba Ponarin. I ftuar sot në rubrikën “N’fermë” në “E diell”, teksa milte lopën, Salsano duhej t’i përgjigjej pyetjeve nga Mariana Kondi e një ndër to ishte t’i jepte një notë Fjoralbës.

Salsano u vendos në siklet, por më pas pranoi të jepte një notë nga 1 tek 10.

“9”-u përgjigj Salsano duke na zhgënjyer paksa sepse ne prisnim 10, por me siguri sezonin tjetër Fjoralba do të arrijë të marrë edhe notën maksimale, sepse tashmë ia ka marrë dorën prezantimit të spektaklit.