Si e përshkruante Princeshë Diana tradhtinë: “Ra telefoni, ishte ajo!”
Historitë për Princeshën Diana dhe Princi Charles nuk dalin kurrë nga “moda”, pasi bëhet fjalë për një grua, një idhull të përjetshëm nga shumë aspekte. Këtë herë, platforma online “Historic” ka publikuar një dokument audio, ku supozohet se rrëfehet tradhëtia e Princit Charles nga Princeshë Diana.
Sipas “Historic”, Princeshë Diana rrëfen se pasi kuptoi tradhtinë e bashkëshortit të saj dëshmoi edhe një telefonatë mes Camillas dhe Charles.
Audio shoqërohet nga videoja përkatëse, ku e shohim atë duke e përshëndetur bashkëshortin e saj, ndërsa ai po përgatitet të udhëtojë.
“Ndoshta më keni parë duke qarë duke veshur një mantel të kuq, ndërsa ai po përgatitej të fluturojë me aeroplanin e tij. Pak para kësaj, kishte ndodhur gjëja më e tmerrshme. Ishim në zyrën e tij dhe po flisnim për udhëtimin e tij. Ra telefoni! Ishte Camilla. Prandaj, mendova, të jem e mirë apo thjesht të rri këtu? Vendosa të jem e mirë dhe i lashë ata vetëm. Kjo më copëtoi zemrën!”
Kujtojmë se në mbrëmjen kur u transmetua intervista famëkeqe televizive e Charles, ku Princi pranonte se e kishte tradhtuar Dianën, ajo kishte veshur një fustan të zi që tani ka mbetur në histori si “Fustani i Hakmarrjes”.
Në 1981 Diana u martua me princin Charles në katedralen e Shën Palit. Ata kishin dy fëmijë, princin William dhe princ Henry. Charles dhe Diana u ndanë më 1992 dhe u divorcuan me 1996.
View this post on Instagram
Anabemagazine