Si e ‘lindën’ portalet Dafinën sot gjatë ditës

Sot, portalet shqiptare “e lindën” Dafina Zeqirin, duke raportuar me bujë se këngëtarja është bërë nënë. Por e vërteta duket të jetë tjetër…

Në një postim në Instagram Story, Dafina ka publikuar një selfie me barkun e rrumbullakosur, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Ende shtatzënë” për të shuar njëherë e mirë zërat dhe për të konfirmuar se ende është në pritje të ëmbël.

Por nuk mungoi as humori nga partneri i saj, Kreshniku, i cili ka publikuar një foto me biskota duke u tallur se lajmi qenka servuar më herët, pra para kohe.

Ndërkohë, fansat mezi po presin ditën kur artistja e dashur do ta ndajë lajmin e bukur vetë. Deri atëherë… “Still pregnant!” është fjala e fundit nga Dafina.

/Prive By Liberta Spahiu.