Si duket sot foshnja e vetme që lindi në Çernobil
Foshnja e vetme që lindi brenda zonës së ndaluar të Çernobilit, sot është 23 vjeçe.
Prindërit e saj refuzuan të dalin nga zona e ndaluar, sepse qeveria nuk i kishte dhënë një shtëpi të pranueshme si kompensim.
Pasi lindën vajzën, ata u qortuan nga e gjithë bota, sepse vajza pinte qumësht nga lopët e dhitë e ushqyera me bar të ndotur, dhe pinte ujë nga çezma me nivele rrezatimi.
Gruaja tha që nuk e dinte që ishte shtatzënë, deri në çastin kur e lindi vajzën me ndihmën e të shoqit, i cili ia preu kërthizën dhe e pastroi në çast. Ajo refuzoi të largohej, dhe mediat nga e gjithë bota e quajtën kriminele.