Si duken smart-maskat për Covid të will.i.am që kushtojnë $299

Reperi will.i.am dëshiron që t’i bëjë maskat e fytyrës pjesë të teknologjisë së lartë. Anëtari i Black Eyed Peas njoftoi këtë javë se është bashkuar me Honeywell për të publikuar XUPERMASK, një maskë që kushton 299 dollarë. Maska smart? Po.

Maska përmban filtra HEPA, një lloj i sigurt i filtrave, opsion për lidhje Bluetooth, drita LED, opsione për audio dhe mikrofon dhe mban 7 orë bateri. Filtrat e maskës mund të mbahen për tre muaj.

XUPERMASK u dizenjua nga will.i.am, kompania shumëkombëshe Honeywell dhe Jose Fernandez, projektuesi pas kostumeve SpaceX të Elon Musk. will.i.am mendon se bota nuk do të heqë dora nga maskat, kështu që…

“SARS ndodhi në Japoni dhe Azinë Juglindore, dhe ata e kapërcyen epideminë, por ata ende mbajnë maska,” tha will.i.am për New York Times.

CNN raporton se XUPERMASK nuk është aprovuar nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA), por është autorizuar.

Shën.red. Në FDA, miratimi nënkupton që një produkt është i sigurt dhe efektiv në përdorimin e tij. Autorizimi është një produkt që lejohet të përdoret në rrethana të caktuara, sepse përfitimet e përdorimit të tij i tejkalojnë rreziqet e mundshme.

/Anabelmagazine