Si do të zhvillohet Eurovision këtë vit

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot, u bë me dije se është botuar protokolli i gjerë COVID-19 të Shëndetit dhe Sigurisë për Konkursin e Këngës Eurovision.

Protokolli i plotë detajon masat që të gjithë individët e akredituar (ata që punojnë ose garojnë në Eurovision) do të duhet që t’i respektojnë të gjitha për të marrë pjesë në konkursin që sivjet zhvillohet në Roterdam, shkruan Eurovision.tv.

“Fryma dhe tradita e Eurovisionit ka të bëjë me bashkimin e Evropës në një skenë dhe ne jemi akoma të vendosur për ta arritur këtë në Roterdam në maj. Ne jemi duke ecur përpara me planet tona për të prodhuar një garë të sigurt këngësh në Eurovision, me të gjithë artistët që interpretojnë live në Roterdam. Ky protokoll demonstron përkushtimin tonë për ta realizuar këtë, me shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve që marrin pjesë, përfshirë ekuipazhin dhe shtypin, përparësia jonë kryesore”, shpjegon Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovisionit.

Testim i rregullt

Të gjithë atyre që marrin pjesë në ‘Eurovision’ nga jashtë u rekomandohet të hyjnë në karantinë për pesë ditë para nisjes për në Holandë dhe ata duhet të paraqesin teste negative të Covid-19.

Skenari B ‘i riafirmuar’

“Një konkurs “normal” i Eurovisionit nuk mund të zhvillohej në rrethanat aktuale dhe se organizatorët ishin “akoma optimistë” që edicioni i 65-të i ngjarjes më të madhe në Evropë të muzikës live mund të zhvillohej nën ‘Skenarin B’ – një version i zvogëluar, por ambicioz i konkursit me masa të rrepta të shëndetit dhe sigurisë dhe distancimit shoqëror”, u njoftua në shkurt.

Sipas ‘Skenarit B’, numri i njerëzve në sallë është zvogëluar nga edicionet e mëparshme, dhe numri i gazetarëve që mund të marrin pjesë në këtë ngjarje do të kufizohet gjithashtu në 500 me 1000 të tjerë që do të mbulojnë shfaqjen në një qendër të re shtypi nëpërmjet internetit.

Lapsi.al