Si disa tituj portalesh, i bënë italianët të mendojnë se Adriano Celentano ishte ndarë nga jeta!

“Adriano Celentano ndahet nga jeta” – Kjo ka qenë një ndër fjalitë më të kërkuara këto ditë nga italianët në internet, pavarësisht se lajmi është një “mashtrim shumë i madh”. Kantautori, këngëtari dhe aktori është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Por çfarë ndodhi? Vendimi i tij për të braktisur rrjetet sociale bëri që shumë portale të shkruanin në mënyra të paqartë tituj artikujsh, duke i shtyrë lexuesit të mendojnë se ka ndodhur diçka fatale dhe se aktori ka humbur jetën.

Të shumtë janë ata që lexojnë, shpejt dhe rastësisht, vetëm titujt. Kështu, mjafton një titull që luan me fjalët për të filluar dhe vazhduar lojën “telefoni i prishur”

Ndjekësit nuk do ta shohin më të në rrjete sociale, por 84 vjeçari është mirë dhe i shëndetshëm.

Burimi: La Cronica di Roma
Anabelmagazine