Si dikur tek Maria De Filipi, Oni Pustina rikthehet në rolin e postierit
Emisioni shumë i ndjekur nga publiku shqiptar, “Dua të të bëj të lumtur” do te nisë transmetimin në muajin janar. Arbana Osmani dhe stafi i saj kanë nisur punën duke trokitur në dyert e familjeve shqiptare për t’i bërë ata të lumtur.
Mbrëmjen e kaluar në faqen zyrtare të emisionit është publikuar spoti dhe mes postierëve vihet re prezenca e modelit dhe aktorit, Oni Pustina. Modeli rikthehet në ekran si postier i “Dua të të bëj të lumtur” në Shqipëri, pas suksesit që pati në emisionin e Maria De Filipit në Itali. Pas një mungese të gjatë në ekran, Oni rikthehet me një rol të rëndësishëm, shkruan Who. Ai së bashku me postierët e tjerë do të jenë të parët që do të prekin emocionet e personazheve të ftuar. Oni Pustina ka qenë edhe vitin e kaluar në puntatën e fundit të emisionit, si i përzgjedhuri i Arbana Osmanit për të surprizuar stafin.