Si bëheshin fotot në vitet ‘80-’90 dhe si bëhen tani? Aurela Gaçe do ju shkrijë së qeshuri me këtë përshkrim

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka ndarë herë pas here momente të ndryshme nga rutina e saj, ku nuk kanë munguar asnjëherë dozat e humorit, njëjtë si dhe në postimin e fundit.

“Përpara jush, pozat e viteve 80-90😅.

Foto nr 1-
Dora prek lehtaz gjethen
Foto nr 2-
Dora kërkon të prekë pemën. Me raste edhe mbeshtetesh në të !
Këmbët ngjitur😅 sigurisht !
Shikimin drejt aparatit. Buzëqeshje e lehtë, paksa e lumtur ne dukje .
Eh thuaj. Doja të bëja edhe ndonje te vitit 2020. S’më dilte për qamet.
Desh u thyeva në mes.
Shumë punë o te keqen.
Vithet duhet shohin jugun, shpatullat ne verilindje më duket.
Beli rrotullohet. Duart e këmbët akoma se di si mbahen.
Shikimi i përhumbur drejt hapësirës,
Pozicioni i aparat-mbajtesit duhet nga poshtë lart( për punë gjatesie dmth) .
Ehuhaaaaa. Shumë punë për mua.
Më mirë qëndroj tek prekja e lehte e gjethes🤣🤣🤣🤣”, ka shkruar Gaçe krah postimit ku ka përshkruar se si bëheshin fotografitë në vitet 80-90 dhe sa shumë “punë” duhet për të bërë një foto në 2020.

Megjithatë Aurela është ndjerë rehat duke realizuar një foto si në vitet 80-90, duke fituar si çdo herë tjetër pëlqimet dhe komplimentat e fansave të saj./revistawho.com