“Si babai ashtu dhe e bija”/ Varësia e Lisa Marie Presley ndaj drograve dhe qetësuesve: Paguante 400,000 dollarë për…

Disa javë më parë, Lisa Marie Presley vajza e vetme e ‘Mbretit të Rock and Roll”-it, Elvis Presley, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare nga një arrest kardiak.

Për një kohë të gjatë, e ndjera kishte luftuar me varësinë nga droga. Pasi i dha fund marrëdhënies me burrin e saj të katërt, Michael Lockwood , ajo u dërgua në një qendër rehabilitimi.

Lisa Marie u gjet pa ndjenja nga shërbyesja e saj, e cila thërriti menjëherë një ambulancë, ndërkohë që Danny Keough, ish-bashkëshorti i tij i dha ndihmën e parë derisa mbërritën mjekët.

Elvis Presley dhe Lisa Marie Presley luftuan me varësinë ndaj qetësuesve.

Ashtu si babai dhe e bija, Lisa Marie Presley dhe Elvis gjithashtu luftuan me varësinë ndaj qetësuesve kundër dhimbjes, pasi një burim i brendshëm tregoi: “Lisa Marie tha se do të vdiste nëse nuk do të merrte ndihmë, në 2016 pas ndarjes së saj”.

“Ajo ka një ekip privat detoksifikimi të cilët i paguante për 400,000 dollarë në muaj , dhe të gjithë mjekët shkojnë në lagjen e saj,” pohoi një burim tjetër.

Burimet pohuan më tej se varësia e saj nga pilulat e dhimbjes filloi përpara se ish-këngëtrja të ndahej nga Michael Jackson duke pretenduar se kishte “dhimbje torturuese shpine”.

Të tjerët pretendojnë se “skandali i tmerrshëm Michael duke abuzuar me financat e saj” e bëri jetën shumë të vështirë për të.

Insajderët pretendojnë se Lisa Marie kishte një “përçarje të plotë emocionale, ajo thjesht doli jashtë kontrollit”.

Lisa Marie Presley filloi të përdorte drogë kur ishte 13 vjeçe deri në moshën 17 vjeç dhe më pas nisi rehabilitimin.

Fëmija i vetëm i Elvis shkoi në programin e Kishës së Scientologjisë pasi ajo festoi për 72 orë rresht dhe u zgjua me njerëz në dysheme.

“Kokaina, qetësuesit, të gjitha në të njëjtën kohë … Unë nuk e di se si e kam jetuar atë ditë,” rrëfeu disa kohë më parë Lisa Marie.

“U zgjova një ditë me një bandë njerëzish në dysheme. Shkova me makinë në Kishën e Scientology dhe thashë: “Dikush… të më ndihmonj tani.”

Panorama.al