Si asnjëherë më parë, Dr. Skerdi prezanton të birin në këtë event të veçantë
Edhe pse një personazh i njohur në median shqiptare, Dr. Skerdi ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. Nëpër intervistat e dhëna, dimë se ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Vajzën e tij, Elena, vendosi të na e prezantojë kur ajo mbushi 18-vjeç.
Të dielën e shkuar, ai na prezantoi me të birin në një event mjaft të veçantë. Gjergji, mbushi 18 vjeç më 27 korrik dhe Dr. Skerdi ndau për herë të parë foto dhe video të tij nga festa e ditëlindjes. Nuk ishte festa madhështore ajo që tërhoqi vëmendjen por dëshira e Gjergjit për 18-vjetorin e tij. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë, edhe pse i lindur dhe rritur në Romë, dëshira e tij për këtë ditëlindje ishte të mbillte një pemë në Tiranë.
Si një individ shumë i përkushtuar ndaj mjedisit dhe nismave sociale, Dr. Skerdi vendosi të mbjellë jo 1 por 18 pemë pranë Kryesisë së Kuvendit, si simbol i 18-vjetorit të djalit të tij. Nga ana tjetër, Gjergji ftoi 25 miq të tij italianë për të vizituar Shqipërinë dhe për të mbjellë pemë së bashku.
18 pemë për rrënjët shqiptare, Dr. Skerdi për emigrimin në Shqipëri: Të mbajmë të rinjtë në vendin tonë!
Mbjellja e 18 pemëve është një simbolikë për rrënjët shqiptare dhe vazhdimësi e misionit të Dr. Skerdit “Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri”. Në qershor të vitit të shkuar, Dr. Faria rriti rrogat dhe bonuset për herë të dytë që pas pandemisë për të gjithë punonjësit e KEIT, të cilët i kalojnë mbi 200 vetë, duke treguar angazhimin e tij për mirëqenien e stafit si dhe ftoi dhe sipërmarrësit e tjerë për të përmirësuar kushtet e punës.
Misioni i Dr. Faria shkon përtej përmirësimeve brenda kompanisë së tij. Ai jeton prej vitesh mes Tiranës dhe Romës, ku ka edhe familjen e tij. Megjithatë, kjo nuk e pengon të jetë një sipërmarrës i përkushtuar ndaj komunitetit dhe punës. KEIT është angazhuar shpesh në fushata sociale, përfshirë mbjelljen e pemëve, dhurimin e ndihmave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për fëmijët dhe organizimin e dhurimeve të gjakut. KEIT ka dhuruar mbi 4000 njësi gjaku për fëmijët me talasemi, ka mbjellë rreth 200 pemë dhe ka dhuruar 86 stola për komunitetin. Kujtojmë se Elena, po njësoj si Gjergji, në 18-vjetorin e saj ka kontribuar për nismën “Edhe unë dua të jetoj” duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.
Këto iniciativa jo vetëm që ndihmojnë drejtpërdrejt ata që janë në nevojë, por gjithashtu krijojnë një shembull pozitiv dhe frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të kontribuojnë në shoqëri dhe të qëndrojnë në Shqipëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Anabelmagazine