Si arriti të bëhej milionere? Kris Jenner tregon momentin kur nisi të mendojë për pasurinë e saj
Kris Jenner, ose kryetarja e klanit Kardashian/Jenner (jo vetëm mamaja e tyre) konsiderohet nga publiku edhe si shkaku për famën dhe pasurinë e familjes, jo vetëm nga serisli “KUWK”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka tregaur se divorci i saj i parë i “hapi sytë” për botën dhe e bëri të kuptojë rëndësinë e parasë. Pasi s’kishte më burrin, Robert Kardashian, që të kujdesej për financat e tyre, Kris nisi të marrë situatën në dorë dhe në një farë mënyre t’i japë drejtim shpenzimeve të saj. Ajo që u bë shkas për këtë ishte një pyetje e thjeshtë nga një miku i saj.
“Një ditë, shoku im më tha kur po kaloja divorcin tim nga Roberti: Sa kushton kopshtari juaj? Dhe unë ju përgjigja: Nuk e di. Ai ma ktheu i habitur: Nuk e dini? Kjo ishte pika e kthesës për mua: Isha në siklet që nuk e dija. U zgjova një ditë me përgjegjësi që nuk i kisha pasur më parë.” tregoi Jenner dhe vazhdon:
“Ndjeva një ndjenjë kaq të madhe arritjeje, isha në gjendje t’i kuptoja të gjitha dhe të paguaja faturat e mia, të bëja paratë e mia dhe të paguaja taksat ashtu si duhej. Dhe kishte raste kur nuk kisha shumë para, por isha shumë e organizuar”.
Nga ajo kohë Jenner nisi të studiojë botën e biznesit dhe e mori vërtetë seriozisht atë, duke i investuar paratë në fushat që premtonin më shumë dhe kështu ia doli që të ngrinte një perandori të vërtetë. Në këtë moment pasuria e Kris Jenner i ka kapur 190 milion dollarë, sipas raportit të “Forbes”.
/News31