“Shyqyr që ka qenë Dua Lipa e jo një tjetër”, Sara Hoxha flet për takimin me ish-in e Ledrit!

Partnerja e Ledri Vulës Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të mërkurë te “Goca dhe gra”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për takimin e shumëpërfolur që ajo pati një vit më parë me Dua Lipën.

Sara tha se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledrit nuk e pengoi fare atë që të takonte Dua Lipën, teksa tha me humor se “shyqyr që ka qenë ajo dhe jo ndonjë tjetër”.

Sara tha se ajo është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

“Dua Lipa ishte shumë shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht. Ata donin ta shihnin Poem. Fakti që Dua Lipa ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova, aq sa veta më kanë thënë e ke bërë shumë mirë, kanë thënë edhe pse e bërë. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë pjesë. Se di, unë nuk e vras mendjen për gjëra që kanë qenë para meje. Ne nuk kemi lindur bashkë. Nuk lindi dhe më njohur mua. Unë e di që ai ka një të shkuar”, tha Sara.

Bordo