Shuplaka e Will Smith, një inskenim? Cfarë thotë tabloidi britanik!

Fansat e “Oscars” me sy të mprehtë janë të bindur se momenti kur Will Smith goditi me shuplakë Aktorin e komedisë Chris Rock për një shaka që ai bëri për gruan e tij Jada Pinkett Smith në skenë, thote Express duke cituar Daily Mail. Aktori, 53 vjeç, u fut në skenë dhe goditi humoristin me shuplakë pasi ai tha me shaka tha se prerja e flokëve të gruas së Willit e bënte atë të dukej si G.I. Jane.

Ndërkohë, pasi panë pamjet e ngadalësuara të momentit të tensionuar, disa përdorues të rrjeteve sociale po këmbëngulin se incidenti ishte improvizim. Një shikues i shfaqjes supozoi se fakti që Chris dukej sikur po tërhiqej pak para se të merrte shuplakën nga Smith, të bën të mendosh se mund të ishte një rreng.

“Chris Rock duke u bërë gati për atë që ai e di se do të vijë”, shkroi ai në Twitter. “Aktorët, veçanërisht aktorët e aksionit si Will Smith, dinë të godasin me grusht (ose shuplakë) Kjo ishte vetëm një skenë”, shkroi një tjetër.

Një tjetër tha: “Will Smith dhe Chris Rock mbaruan punën e dekadës. Imagjinoni të besoni se kjo ishte e vërtetë”.

Një i katërt komentoi duke shkruar: “Megjithatë ishte gënjeshtër. Smith nuk do ta kishte goditur me të vërtetë Chris Rock-un në atë mënyrë në një transmetim direkt. Nëse shikoni me vëmendje në lëvizje të ngadaltë, Chris u përgatit për shuplakën para se të vinte. Ata ndoshta janë paguar mirë për këtë”.

Menjëherë pasi tronditi edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”, Will shtoi një koment në postimin e tij në Instagram, duke u tallur me fjalinë: “Nuk mund të ftoni askund njerëz nga Philly ose Baltimore”, duke iu referuar vendlindjes së tij në Filadelfia, Pensilvani dhe gruas së tij në Baltimore, Maryland.