Shuplaka e Macron/ Burri që goditi presidentin është 28-vjeçar i fiksuar me Mesjetën, vishet si kalorës dhe mban kopje të Mein Kampf (fotot)

Francezi që goditi dje me shuplakë në fytyrë presidentin Emmanuel Macron është një 28-vjeçar i fiksuar me rolet e personazheve mesjetare dhe mbante kopje të manifestit të Adolf Hitler, ‘Mein Kampf’, tha policia, madje duke shtuar se jeton me nënën e tij.

Flokëgjati me syze Damien Tarel u nënshtrua përtokë nga rojet e presidentit menjëherë pas aktit të tij të protestës, të shoqëruar me thirrjen e vjetër ruajaliste franceze ‘Montjoie Saint Denis,’ dhe ‘A Bas La Macronie’ (Poshtë Macronia).

Shkelja e rëndë e sigurisë la në hije vizitën e presidentit Macron në garën e famshme çiklistike franceze ‘Tour de France,’ që kishte si qëllim marrjen e mbështetjes së opinionit publik pas dënesave të gjera ndaj tij nga spektri politik.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e Tarel ku mes të tjerash ka gjetur armatime, një flamur sovjetik, një kopje të manifestit politik të kryenazistit Adolf Hitler, romane fantastike, libra të ilustruar japoneze dhe lojra elektronike me simulime lufte.

Një burim i afërt me hetimet e quajnë të riun ‘pak të humbur e të fiksuar me lojrat elektronike’.

Llogaria e Instagram e tregon të riun në pamje të veshur me mburoja e mjete ushtarake mesjetare, me bereta apo helmeta të përdorura në artet marciale japoneze art Kendo.

Një burim tha për të përditshmen venase Le Parisien se djaloshi jetonte në një “një botë paralele me luajtje rolesh dhe simulime të betejave mesjetare”.

I dyshuari është ndaluar bashkë me një mikun e tij, Arthur C. i cili është në të njëjtën moshë dhe po shante e abuzonte verbalisht Macron.

Dyshja kishte udhëtuar nga qyteza e tyre Saint-Vallier drejt fshatit Tain-l’Hermitage, ku Macron takohej me votuesit.

Më parë gjatë ditës, ata kishin marrë pjesë në protestat e “Jelekëve të Verdhë” në qytezën e afërt të Valence sipas revistës L’Obs.

Në të njëjtën ditë me mikun e tij ata kishin bërë deklarata për gazetarët duke folur për arsyet e ardhjes së presidentit në qytetet.

Tarel shihet në video duke i thënë gazetarit se është një ‘anarkist’ që punon kundër ‘rrënimit të Francës.’

Pas sulmit Macron tha se nuk trembej për sigurinë e tij dhe vazhdoi të shtrëngonte duart me publikun.

Në një intervistë me mediat pas incidentit, Macron tha: “Nuk mund të kemi dhunë e urrejtje, as në fjalë as në veprime. Ndryshe kërcënohet vetë demokracia”.

Tarel raportohej se ndiqte kanale në rrjetin YouTube si të së majtës dhe të së djathtës ekstreme, dhe fokusohej në ilustrimet japoneze Manga dhe luftimet historike.

Top Channel