‘Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes!’ Zhaklin Lakatari ‘kunjë’ Luizit dhe Kiarës?
Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.
Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.
Sakaq, një postim i Zhaklin Lakatarit, e cila ka qenë opinioniste në “BBV2”po interpretohet si kunjë për çiftin. Përmes një statusi në Instagram ajo është shprehur se fëmijët nuk janë më fryti i një dashurie, por i interesit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtueshme.”-shkruan ajo.
Classlifestyle