Shumë xheloz! Bashkimi nuk e lë Alvisën të bëjë “twerk” para kamerave
Alvisa dhe Bashkimi ishin së fundmi të ftuar në rubrikën “N’fermë” në Top Channel. Dyshja lanë të kuptohet që marrëdhënia e tyre po shkon për bukuri pas daljes nga “Për’puthen”.
Bashkimi pranoi se ai është më shumë xheloz, madje në një moment nuk e la Alvisën të bënte twerk para kamerave.
Ervin Kurti: Alvisa, Bashkimi ka shumë qejf të të shikojë ty duke bërë twerk. Ose do bësh twerk, ose dënim.
Alvisa: Ta ka shprehur ky si dëshirë?
Ervini: Mendoj unë duke e njohur Bashkimin
Bashkimi: Jo, jo
Ervini: Pse ça ka twerku? Është një kërcim si gjithë të tjerët
Bashkimi: E di ça është
Alvisa: Ke parë ti ë? Paske parë. Jep përgjigjen aty
Bashkimi: Jo nuk do bëje twerk
Alvisa: Mbase dua ta bëj unë
Bashkimi: Dua të të shoh me dënim unë