Shumë shpejt do bëhen prindër, Sara dhe Ledri shpërngulen drejt këtij shteti

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze. Disa burime për “Prive” bën të ditur se në ditët e fundit të shtatzanisë së Sarës, ata do të shpërngulen drejt Gjermanisë.

Sara do të lindi në Gjermani, aty ku ka jetuar prej kohësh. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto bashkë me Ledrin në avion duke treguar se po shkojnë drejt Gjermanisë.

Në një tjetër postim në Instastory, Sara ka treguar momentet kur po qëndrojnë në aeroport dhe Ledri shihet i mbështetur tek ajo teksa luan në telefon.