“Shumë Photoshop, je e bukur pa filtra”, reklama e re e Monica Belluccit zhgënjen fansat!
Ajo është padyshim një ikonë bukurie. Së fundmi aktorja legjendare italiane Monica Bellucci ka publikuar një kolazh fotosh në rrjetin social Instagram nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Awards 2022’. Monica është akuzuar për egzagjerim të Photoshop-it. Bellucci është shquar për bukurinë e saj natyrale dhe nuk mund të themi që në këto foto nuk shkëlqeu, por nga fansat e saj u vu re mënjëherë se fotografitë ishin të përpunuara.
Dikush komentoi se:
Pse kaq shumë Photoshop për të? Fotografitë e tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to.
Rikujtojmë, se së fundmi Monica Bellucci ka folur për plakjen me hijeshi, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at. 57 vjeçarja ndau mendimet e saj për rritjen e moshës në një intervistë me revistën “Sunday Times Style”, duke thënë se preferon verën, makaronat dhe klasat e herëpashershme të pilates sesa stërvitjet rraskapitëse dhe dietat kufizuese.
Bellucci, e dashuruar pafundësisht pas nuancave të së kuqes ka treguar se ka filluar të përdor buzëkuq që 14-vjeçe. Me kalimin e viteve ajo ka qenë imazh kryesor i shumë markave të njohura në botë, megjithatë pavarësisht emrit të tyre ajo ka mënyrën e saj për ta bërë buzëkuqin të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe ja se cilat janë metodat.
Monica nuk ka asnjë dyshim që të gjithë bukurinë ia ka trashëguar vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës. Bukuroshja 16-vjeçare i është futur botës së modelingut duke bashkëpunuar për marka të famshme si “Dolce Gabbana”. Së fundmi, ajo është shfaqur së bashku me super artisten, njëkohësisht mamanë e saj në kopertinën e “Vogue Italia” dhe duken si dy motra.
Top Albania Radio