Shumë nuse nuk i duan vjehrrat në shtëpi, por bashkëshortja e Shpat Kasapit iu jep një super leksion

Së fundmi, bashkëshortja e Shpat Kasapi, Selvija ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Ndonëse është bërë nënë për herë të parë para disa muajsh ajo përpiqet që të qëndrojë aktive edhe në rrjete sociale.

Ajo ka mbi 30 mijë ndjekës dhe padyshim që pranoi pyetje pa fund dhe nga më të ndryshmet. E pyetur për raportet me vjehrrën, Selvia u përgjigj:

“M’ka vajzë të vogël, pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe pastaj vij unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, Madje tani jam në Gostivar tek mami im dhe më ka marrë malli të shkoj në Shkup që ta përqafoj mamin e Shpatit e të më këshilloj siç di ajo për shumë gjëra.”, tha ajo për vjehrrën.
Shumë nuse nuk i duan vjehrrat në shtëpi, por bashkëshortja e Shpat Kasapit iu jep një super leksion.

Ndërkaq, një ndjekës tjetër që kishte parë përgjigjet e saj e vë në dukje edhe një herë këtë fakt duke e pyetur, “Pse ende ha bukë e djathë? Nuk të ka kaluar pas lindjes? Kam të njëjtin problem me ushqimin në shtatzëni.”

Ajo i përgjigjet duke i shkruar, “Jo, sidomos pas lindje dy tre javë nuk më është ngrënë bukë fare. Rrija gjithë ditën vetëm me pak supe e pak biskota me qumësht”.

Kujtojmë se Shpati dhe Selvija u bënë prindër për herë të parë pak muaj më parë, kur erdhi në jetë djali i tyre, të cilin e quajtën Roel.