Shumë në plazh, e disa në shtëpi. Ja si e kaluan fundjavën vip-at tanë (foto)

Kjo fundjavë ishte tmerrësisht e nxehtë. Ndaj dhe qëndrimi në shtëpi u bë pothuajse i pamundur. Kur nuk gjen freski as në shtëpi, as nga natyra të pret deti. Ndaj shumë njerëz vërshuan në det.

Dhe vipat ishin shumica në plazh këtë fundjavë, ku në jug, ku në juglindje, e jashtë shtetit.

Gazetari Blendi Fevziu zgjodhi Mykonosin e Greqisë për t’u freskuar këtë fundjavë.

Moderatori Arjan Konomi ishte po ashtu në Greqi, por ai kishte zgjedhur Santorinin për të kaluar një fundjavë të qetë dhe të freskët.

Ndërsa moderatorja Xhemi Shehu ishte në Sarandë.

Gazetarja Balina Bodinaku këtë fundjavë e kaloi në Volorek.

Vipa të tjerë freskinë e gjetën në pishina.

Ndërsa moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani të shtunën mbrëma ia kushtoi argëtimit. Ajo ishte në Kalanë e Rozafës në Shkodër ku ishte organizuar ZaFest.

Të shumtë janë vipat që preferuan të qëndrojnë në Tiranë këtë fundjavë.

Zbuloni në fotot më poshtë si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë./Dritare.net