“Shumë mirënjohëse që e kapëm herët”: Khloé Kardashian heq tumorin nga fytyra

Khloé Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të frikshëm, por të mirë.

Ylli i “The Kardashians” shpjegoi arsyen pse fytyra e saj ishte e fashuar dhe arsyeja ishte një ndërhyrje mjekësore për të hequr një masë tumoriale.

38-vjeçarja e ndau lajmin me një seri fotosh të postuara në stories e Instagram-it dhe u shpreh: “Kam parë histori të shumta që qarkullojnë mbi (arsyen) e fashës në fytyrën time dhe disa prej jush kanë pyetur veten pse e kam vendosur gjatë javëve të fundit”.

Ajo theksoi se pasi pa se kjo gungë nuk po lëvizte, vendosi të bënte biopsi. Pasi kreu dy të tilla nga mjekë të ndryshëm, u njoftua se ajo “gungë” ishte shumë e rrallë për dikë në moshën e Khloé-s.

“Disa ditë më vonë më thanë se duhet të bëja një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra”, shtoi ajo, duke falenderuar edhe mjekun, i cili është një mik i dashur i familjes, si dhe një prej kirurgëve më të mirë të Beverly Hills.

Khloé gjithashtu, tha se e vetmja arsye pse po e ndau me të gjithë historinë e saj, është për të ndërgjegjësuar njerëzit për kryerjen e kontrolleve të shpeshta.

“Në moshën 19-vjeçare, kisha melanomë në shpinë dhe bëra një operacion për ta hequr. Unë jam një person që vendos çdo ditë krem dielli. Ju lutem merreni seriozisht dhe bëni vetëkontrolle të rregullta dhe chekup-e”, bëri thirrje 38-vjeçarja.

“Jam shumë mirënjohëse që e kapëm herët”, e përfundoi ajo postimin. “Isha shumë me fat dhe gjithçka kam është një shenjë, për të rrëfyer historinë time. Shumë njerëz nuk kanë fatin tim dhe jam përgjithmonë falenderuese dhe mirënjohëse”.

Anabelmagazine