“Shumë gjëra për të thënë!” Alban Ramosaj vjen me një surprizë ditën e nesërme

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, ka paralajmëruar për një surprizë. Me anë të një statusi në Instagram, ai bëri me dije se ka një surprizë për të tërë nesër duke u shprehur se ka shumë gjëra për të thënë.

“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër.”, ka shkruar Alban Ramosaj.

“Shumë gjëra për të thënë!” Alban

Albani nuk ka dhënë asnjë detaje duke mos zbuluar nëse bëhet fjalë për këngë apo intervistë. Nga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”. Por kjo gjë mbetet për t’u parë nesër, pasi projekti mund të lidhet edhe me jetën e tij personale.

/News31