“Shumë e sëmurë, ndihem si e droguar”, Ronela që s’u pa dje në skenë
Ronela Hajati ishte në mesin e këngëtarëve që performuan në super koncertin e mbrëmshëm në Tiranë ku ylli kryesor qe Rita Ora e cila ofroi spektakël falas në organizimin e Bashkisë së Tiranës.
Ronela si gjithnjë ishte tejet ekspozive në skenë duke elektrizuar të pranishmit.
Por, përtej Ronelës me shumë energji në skenë, ishte një tjetër realisht!
Këngëtarja e njohur është sëmurë në kohën më të papërshtatshme të mundshme.
Përgjatë përgatitjeve për koncertin dje, ajo ka treguar se është në gjendje të keqe shëndetësore.
Ajo është mbështetur në medikamente duke thënë me humor se e ka “pirë të gjithë farmacinë” për t’u ndjerë më mirë.
E lodhur pas koncertit, Ronela ka publikuar një tjetër video në të cilën shprehet:
“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”.
Të shkuara Ronela! /Prive.al