Shumë e afërt me Donaldin! Çfarë i shkruante Beatrix Borës para hyrjes në shtëpi?

Raporti mes Donaldit dhe Beatrix prej javësh është në fokus të publikut dhe mbi të gjitha produksionit të “Big Brother VIP”.

Veçanërisht pas daljes së Semit që ishte perceptuar si pengesë në sjelljen e lirshme të Donaldit, ai dhe Beatrix janë afruar goxha shumë. Vetëm së fundmi, ata bënë edhe dush bashkë!

Kujtojmë momentin më viral që ndodhi brenda shtëpisë që ishte takimi i Borës dhe Donaldit pas ndarjes. Të dy u përqafuan, u çmallën dhe ndanë një puthje plot pasion.

Këtë moment e komentuan një popull i tërë përfshirë këtu edhe Beatrix që u shpreh se bërtiti nga emocionet që i dha takimi i tyre.

Në një postim të mëhershëm të Borës, Betrix shkruan:

“Më kujtuat se sa bukur eshte te dashurosh ❤️ me zemer ne dore dje, i cmenda komshit duke bertit 🙈 love you zemer!!!”.

Më poshtë mund të shihni komentin në postimin e Borës. /Prive.al