Shuma të majme parash, Armina Mevlani zbulon sa fiton nga Instagram-i i saj: “Marr një pagesë mujore”
Armina Mevlani është shumë aktive në profilin e saj në Instagram dhe këtë rrjet social e ka kthyer edhe në një biznes fitimprurës.
Gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, Armina ka folur mbi eksperiencën e saj si një nga blogeret e para në vend. Ajo ka thënë se kjo mund të konsiderohet si një profesion me kohë të plotë sepse harxhon shumë kohë për të bërë një video, duke komunikuar me fansat, si dhe paguhet me këtë gjë.
Armina ka rrëfyer se kuotat e pagesave shkojnë nga 1000 deri në 2000 mijë euro cash, por ka raste kur në vend të parave merr të mira materiale nga kompania me të cilën bashkëpunon.
“Mua vetë, unë personalisht nuk kam zgjedhur një brend që nuk më pëlqen apo se përdor se s’dua të jetë gënjeshtër nga ana ime për një gjë që unë se përdor. Ndaj jam shumë selektive. Ndaj mënyra më e mirë për të qenë afër ndjekësve është të jesh sa më reale. Më rrallë reklamimi por më e vërtetë. Po ashtu në fillim ka qenë klering. Bëja share gjërat që përdorja free, më pas kur Instagrami u rrit, përshkak të Giveaëay, me Iphone arrita që të rrisja një numër ndjekësish që janë të huaj. Me brendet jashtë kanë edhe deal-era kleringu. Shumë veshje, ato m’i dërgojnë unë i postoj dhe përfshijnë kuotën për mua. Kuota është e ndryshme, marr 1 mijë, dy mijë euro që janë dërgesa kleringu që unë i vesh në një pjesë mujore të caktuar. Janë veshje që unë i zgjedh vetë”, tha Armina.