Shuma e frikshme që sheiku nga Jeddah i ofron Messi-t për ta bindur të shkojë në Arabi
Lionel Messit i ofrohen plot 94 milionë dollarë në sezon për të veshur një fanellë të pazakontë për të me ngjrat verdhezi. Bëhet fjalë për klubin arab nga qyteti i Keddah, Al Ittihad, rival i përbetuar i Al Nassr ku aktualisht militon Cristiano Ronaldo.
Sipas gazetarit Joan Fontes, skuadra e drejtuar nga Nuno Espírito Santo do të forcohej ndjeshëm në rast se ylli i PSG nuk do të rinovojë dhe do të pranojë ofertën nga Lindja e Mesme që do të ishte rreth 4 herë më e madhe se sa shuma që përfiton aktualisht në Paris.
Është presidenti Mansour al Blouwi ai që po këmbëngul për të afruar argjentinasin kampion bote pasi kërkon të fitojë me çdo kusht titullin që nuk arrin ta fitojë që prej vitit të largët 2009. Kjo nuk është tentativa e parë e sheikut për të afruar një yll të kalibrit botëror pasi në vitin 2007 ai tentoi Ronaldo fenomenin i cili sapo ishte larguar nga Real Madrid.