Shuhet YLLI i skenës së CIRKUT shqiptar, Mjeshtrja e Madhe Vitore Sallaku mbyll sytë pa bërë bujë
Një artiste e madhe është ndarë nga jeta. Vitore Sallaku, akrobate, një ndër pionieret e cirkut shqiptar së bashku me bashkëshortin Skënder Sallaku, ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Në ditë si këto, askush nuk u kujtua për “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e madhe të punës”, tituj që në fakt i mbajti me devotshmëri, dhe pse shumë shpesh qëndroi nën petkun e të madhit humorist Skënder Sallaku që u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
albsig
Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.
Vitore Sallaku ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, I pushkatuar në kohën e diktaturës nga regjimi komunist. Por për shkak të aftësive, vajzës së dikurshme nuk iu ndërpre karriera, vazhdoi në Bashkimin Sovjetik e Kinë me studimet. Madje, pas pushkatimit të të atit, edhe Skënder Sallakun e pyetën nëse do të ndahej nga Vitorja, dhe ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.
Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.
Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet I dha skenës numra të paarritshme dhe sot, duke ecur krah për krah me vdekjen. Shokoi publikun shqiptar e të huaj duke interpretuar në shumë skena të botës.
E shumëquajtura nga publiku si “Njeriu pa kocka” apo “Artistja që sfidoi kohën” ka kryer specializime të posaçme në trupat e cirkut të Pekinit dhe Bashkimit Sovjetik.