Shuhet themeluesi i “Playboy”: Vejusha 60 vite më e re e Hugh Hefner nuk do të…

Gruaja e të ndjerit Hugh Hefner nuk do të përfitojë asnjë qindarkë na pasuria e krijuesit të “Playboy”, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes, në moshën 91 vjeçare. 31 vjeçarja Chrystal Harris, u martua me burrin 60 vite më të madh Hefner në vitin 2012, gjatë një ceremonie që u zhvillua në pallatin “Playboy”. Sipas mediave ndërkombëtare, Harris ka nënshkruar një kontratë që e ndalon të trashëgojë nga pasuria e 43 milionë dollarëve të Hefner. Ndërkohë pasuritë origjinale të “Playboy” do të ndahen midis katër fëmijëve të tij, Universitetit të Kalifornisë dhe disa organizatave të bamirësisë. Hugh Hefner, e nisi i vetëm atë që më vonë do të kthehej shumë shpejt në markën, që udhëhoqi kulturën seksuale të shekullit XX-të. Rolin e “playmate” ndër vite e kanë bërë shumë yje të Hollivudit, ndërkohë që Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra.