Shuhet në moshën 78 vjeçare Raffaella Carra, lamtumirë mbretëresha e televizionit!

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare artistja e njohur italiane Raffaella Carrà.

“Raffaella na la. Iku në një botë më të mirë, ku humanizmi i saj, e qeshura e saj dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë’. Me këto fjalë Sergio Japino ka dhënë lajmin e trishtë duke ju bashkuar kështu dhimbjes së nipave të dashur Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, të miqve të saj të përjetshëm dhe bashkëpunëtorëve më të dashur.

Ajo është autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.

(BalkanWeb)