
Shuani kuriozitetin! Ja si duket Meghan Markle shtatzënë
Dukesha që la nam me pamjen e saj natyrale prej nuseje kur u martua në fillim të këtij viti me Princin Harry, Meghan Markle, është shtatzënë dhe lajmi mori dhenë që në mëngjesin e së hënëns. Dyshja njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë dhe që nga ai moment, bota mezi po priste që Markle të tregopjë barkun e fryrë. Dhe ai moment erdhi! Meghan Markle e shfaqi barkun e saj në një fustan të ngushtë në ngjyrë të bardhë gjatë vizitës së saj mbretërore në Australi, shkruan Prive. Ajo dhe Princi Harry madje kanë marrë edhe dhuratat e tyre të para për beben nga monarku australian, Sir Peter Sosgrove i cili bashkë me gruan e tij Lynne i kanë dhuruar çiftit në kangur prej pelushi dhe një palë çizme të markës së njohur australiane UGG.
