Shtretërit e kartonit “anti-seks” mbërrijnë në Fshatin Olimpik të Parisit!
Shtretërit e kartonit “anti-seks” kanë mbërritur në Fshatin Olimpik të Parisit për Lojërat e 2024-s. Ky format, i cili synon të përmirësojë pushimin e atletëve, u përdor për herë të parë në Tokio 2020. Jo vetëm struktura e shtratit është e veçantë, pasi ai është prej kartoni gjithashtu edhe jastëkët nga të cilët është bërë dysheku. Ai do të përbëhet nga tre pjesë, secila me një sipërfaqe të ndryshme, nga fortësi më e madhe në më të vogël.
Këto pjesë janë të këmbyeshme dhe të ripërdorshme. Për më tepër, për të ditur se cili është kombinimi perfekt për çdo atlet, olimpistët do të kenë një aplikacion të veçantë. Me të do të mund të dini, bazuar në peshën dhe gjatësinë tuaj, kombinimin perfekt të këtyre tre jastëkëve. Sistemi duket i përsosur për të përmirësuar pushimin e atletëve. Por do të jenë ata, pas Olimpiadës, që do të vlerësojnë përfundimisht qëndrueshmërinë e këtij sistemi kurioz.
Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, do të mbahen mes datave 26 korrik e 11 gusht dhe në Francë po zhvillohen përgatitjet e fundit, ku mes këtyre përgatitjeve është edhe ndërtimi i “Fshatit Olimpik”, që do të mirëpresë sportistët nga e gjithë bota. Sipas një deklarate të Presidentit të kompanisë së ndërtimit, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij “fshati”, Nicolas Ferrand është konfirmuar se të gjithë punimet në fshatin ku do të akomodohen sportistët dhe stafet, janë bërë me cilësi të lartë dhe brenda standardeve.
Ndërkaq, çmimet e hoteleve në Paris po rriten shumë për shkak të Lojërave Olimpike. Një sondazh nga Shoqata e Konsumatorëve UFC-Que Choisir zbuloi, përmes procesit të krahasimit të çmimeve në 80 akomodime të ndryshme, se biznesmenët në sektorin e mikpritjes po rrisin në mënyrë dramatike shumat e kërkuara për akomodim gjatë periudhës së Lojërave. Çmimi mesatar i fjetjes në datat 26-27 korrik është 1033 euro, krahasuar me 317 euro për natën e 12-13 korrikut, që përkthehet në rritje të klasës prej 226%.
Top Albania Radio