Shtohet misteri, del një tjetër foto e Vis Martinajt, ku shfaqet “mbreti” i lojërave të fatit

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej më shumë se një muaji është bërë kryefjalë e mediave pas zhdukjes në mënyrë misterioze.

Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.

Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat e showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një miss në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.

Së fundmi, pas fotos në një klub të njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, është publikuar një tjetër foto e Ervis Martinajt.

I shumë kërkuari i drejtësisë, dhe deri më tani i zhdukuri, Ervis Martinaj shfaqet në një vend të gjelbëruar, ndërsa është i veshur me një xhup dhe duket se koha është e vrenjtur. Ende nuk dihet koha dhe vendi i saktë se kur është bërë kjo foto, ndërsa policia vijon të mos ketë një përgjigje për fatin e Vis Martinajt.