Shtohet gara e pasdites, Rozana Radi vjen me një program të vetin!

Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka spikatur në fusha të ndryshme të artit. Prej disa vitesh ajo është bërë pjesë e pandashme edhe e ekranit.

Ky sezon i ri do ta gjejë artisten me një format ndryshe nga më parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

“Më uroni fat. Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasdite të veçantë @mcntv.al”, ka shkruar Rozana përkrah një fotoje ku shihet logoja e televizionit ku ajo është pjesë, MCN.

Ndërkohë burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Rozana Radi do të vijë me një program ku do të ketë në qendër intervista, lojëra, e shumë supriza që do t’i shohim në vijim.

Artistja ka menduar të sjellë një pasdite të stilit italian, ku pritet të jetë një sfidë e re në karrierën e saj televizive.

Bordo