Shtohen rastet me koronavirus, mbi 100 të infektuar në total

15 raste të reja, zgjerohet harta e prekjes nga COVID-19. Në total 104 të prekur në Shqipëri deri tani.

Në 24 orët e fundit dy qytetarë humbën jetën dhe 2 qytetarë u shëruan.

Kur kemi hyrë, në atë që autoritetet e quajnë si java vendimtare, në vendin tonë regjistrohen 4 viktima nga koronavirusi.

SHPËRNDARJA: 

• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë