Shtimi i peshës, shtatzëni apo diçka tjetër nga Afrona?
Është ‘traditë’ ndër shqiptarë që pas martese, pyetja të cilës i shpeshtohet intenziteti është “kur një fëmijë?”.
“Imune” ndaj kësaj nuk është as bukuroshja Afrona Dika e cila ka mbushur dy vite e gjysmë martesë me personin e saj të zemrës, këngëtarin Blero Muharremi.
Tashmë kur edhe Afrona ka disa kilogramë më shumë, ajo i ka dhënë një sqarim ndjekësve të saj që kurreshtjen e kanë ende në maksimum.
“Ndonjë bebe a kemi?” – ka qenë pyetja të cilës Dika i është përgjigjur se bëhet fjalë vetëm për “oreks të fortë”.
Ajo mes tjerash ka treguar se nuk planifikon tani për tani që të zhvendoset në Kosovë teksa në Zvicër është e angazhuar me qendrën e bukurisë për të cilën kemi raportuar përgjatë muajit janar në portalin Prive.al.