“Shteti të marrë masa..”, babai i 15-vjeçares: Tre personave të tjerë nuk u premtoi koha jo se e lanë për burrëri
Babai i 15 vjeçares së përdhunuar në Mirditë në një intervistë të dhënë për emisionin “Me zemër të hapur”, i ka kërkuar shtetit që të marri masa për 3 personat që po procedohen në gjendje të lire, pasi u zbulua se kishin pasur biseda me të miturën.
Babai është shprehur se 3 personave të fundit nuk iu ka premtuar koha për të kryer abuzimin, jo se kanë hequr dorë për burrëri.
Ndër të tjera babi ka hedhur akuza edhe për shkollën ku është nxënëse vajza dhe është shprehur se nuk mbajnë përgjegjësi dhe se duan të fshihen. “Duan të fshihen. Nuk mbajnë përgjegjësi fare. Ka pasur psikologe por a ka kryer punë nuk di gjë. Vajza nuk i është drejtuar kurrë psikologes”., është shprehur i ati i 15 vjeçares.
I pyetur nëse është kërkuar ndërmjetësim nga babai i njërit prej abuzuesve, Artan Kaçorrit, i ati i vajzës së abuzuar tha se: “Nuk ka kërkuar ndërmjetësim. Nuk ka mundësi të vijë. I kërkojnë ndihmë shtetit të marrë masa, të mi largojë këta 3 djemtë, të mos i shikoj më në fshat. Të mos bej ndonjë gjë të pabërë”.
“Su ka premtuar koha. Nuk e kanë lënë për burrëni. Të marrë masa shteti, të mos bëjë ndonjë gjë tjetër”, tha ai.
Pak ditë më parë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, ndërsa për 17- vjeçarin me iniciale A.Gj. u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditë.
Në seancën me dyer të mbyllura 5 personat e dyshuar e kanë mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë abuzuar me të miturën.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan të martën nga Policia, pas denoncimit të një vajze 15- vjeçare, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga këta 5 persona. Lidhur me ngjarjen e rëndë po hetohen edhe tre persona të cilat janë zbuluar se kanë pasur biseda telefonike me 15-vjeçaren.